Refuzohen kërkesat për azil për 43 emigrantët në Gjadër

Refuzohen kërkesat për azil të 43 emigrantëve që mbërritën në Shqipëri me përjashtim të njërit prej tyre. Lajmin e bën të ditur media italiane, Ansa e cila shkuan se emigrantët janë dëgjuar gjatë ditës së djeshme, por 43 prej tyre nuk përmbushin kërkesat e duhura për të marrë statusin e azilantit.

Megjithatë ata kanë 7 ditë kohë për të apeluar kundër refuzimit të kërkesës së tyre. Ndërkohë pritet që ditën e premte të jepet vendimi mbi konvalidimin apo jo të qëndrimit të tyre në kampin e Gjadrit.

Sipas delegacionit TAI, Tryeza e Azilit dhe Emigracionit, të gjitha kërkesat për azill janë të pabazuara, përvec njërës prej tyre, që do të ridëgjohet në procedurë të veçantë. Ky delegacion, sipas mediave italiane, është në ditën e tretë të monitorimit të qendrave italo-shqiptare.

Kujtojmë se dy ditë më parë në Shqipëri mbërriti grupi i tretë i emigrantëve. Nga 49 emigrantë, 5 prej tyre u rikthyen sërish në Itali.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top