Në Spanjë, deri tani, gjithçka që bëjnë është të flasin për Lionel Messi. Sipas Mundo Deportivo, Barcelona, duke përfituar nga fakti që kontrata e tij me PSG skadon më 1 korrik, dëshiron ta rikthejë në Katalonjë. Blaugrana janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë një ose dyvjeçare, falë shtesës në të ardhura. Bëhet fjalë për 200-300 milionë euro mes merchandising, sponsorë dhe bileta të ndryshme. Sipas raporteve të Sport, megjithatë, Pleshti ka gjithmonë katër opsione në tryezë.
E para vjen nga Al-Nassr, skuadra arabe në të cilën luan Ronaldo, por edhe Al Hilal. Ata kanë gati një mega ofertë prej 400 milionë euro në sezon. E dyta është e lidhur me MLS, me Inter Miami të Beckham. E treta është ajo e qëndrimit te PSG, me një rregullim në rritje të pages. Dhe e katërta është rikthimi te Barcelonaa. Messi do të dëshironte të qëndronte në Evropë për të fituar Topin e Artë dhe për momentin është kandidati kryesor duke pasur parasysh atë që bëri në Botëror. Mbi të gjitha është fakti se Messi do të donte të vishte sërish fanellën e Barcelonës.
Presidenti Laporta beson se ai i ka një “borxh moral ndaj Messi” pas largimit të tij. Përveç kësaj do të kishte mundësi që të stërvitet nga ish-shoku i tij i skuadrës Xavi. Tekniku do të ishte udhërrëfyesi teknik ideal për finalen e karrierës së Leos.