Real Madrid zyrtarizon blerjen e parë për 50 milionë funta, është lojtari i Bournemouth

Real Madridi ka konfirmuar edhe zyrtarisht sot (e shtunë) transferimin e mbrojtësit spanjoll, Dean Huijsen, nga Bournemouthi.

Ende pa përfunduar sezoni 2024/25 dhe pa filluar mirë afati kalimtar i verës, Los Blancos kanë konfirmuar transferimin e parë.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e talentuar spanjoll, Huijsen, i cili ka shkëlqyer së fundmi në Ligën Premier me skuadrën e Bournemouth.

Është vetë klubi mbretëror, i cili ka njoftuar marrëveshjen mes klubeve dhe lojtarit me anë të një postimi në faqet e tyre zyrtare.

“Real Madrid CF dhe AFC Bournemouth kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Dean Huijsen, i cili mbetet i lidhur me klubin tonë për pesë sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2030”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Transferimi i 20-vjeçarit thuhet se i ka kushtuar klubit mbretëror rreth 60 milionë euro, sepse Bournemouth e pati klazuolën e vendosur për këtë çmim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top