Klima në Madrid është shumë e tensionuar përpara ndeshjes së kthimit në çerekfinalet e Champions League kundër Arsenal. Humbja 3-0 në Londër një javë më parë ende djeg dhe brenda grupit të merengues kanë shpërthyer përplasjet gjatë përgatitjeve për sfidën e kthimit: Jude Bellingham dhe Antonio Rüdiger janë grindur keq në një nga seancat e fundit stërvitore në Valdebebas, dhe ka qenë i nevojshëm ndërhyrja e shokëve të skuadrës për t’i ndarë dhe shmangur më të keqen.
Sipas asaj që raporton “El Chiringuito”, tensioni kompetitiv ka qenë në pikën maksimale dhe mbrojtësi gjerman bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj anglezit gjatë një ndeshjeje kontrolli në qendrën stërvitore. Një sinjal i qartë se për “Los Blancos” ndeshja e kthimit është jetike dhe nuk pranohet një tjetër disfatë ndaj Arsenal. Objektivi është përmbysja, edhe pse pas rezultatit të vajtjes, mundësitë për kualifikim në gjysmëfinale janë vetëm 4%.
Sherri mes Bellingham dhe Rüdiger
Gjatë një prej seancave të fundit nën drejtimin e teknikut Ancelotti në Valdebebas, situata u tensionua. Rüdiger, sipas asaj që mësohet, ka bërë një ndërhyrje të rëndë ndaj Bellingham. Anglezi reagoi në mënyrë të pakontrolluar: iu kthye me tone shumë të ashpra duke shkaktuar një përplasje të vërtetë.
Sipas medias spanjolle, u desh ndërhyrja e pjesës tjetër të skuadrës së Real Madrid për të ndalur përshkallëzimin e sherrit. Në fund, të dy lojtarët i shtrënguan dorën njëri-tjetrit në shenjë pajtimi, duke lënë pas momentin e tensionuar. Pas humbjes kundër Arsenal, presioni mbi Real është rritur dhe kthimi në “Bernabeu” është vendimtar për të mos u eliminuar që në çerekfinale dhe për të mbetur në garë në të gjitha frontet.
REMONTADA
️ Aficionados madridistas llevan una pancarta de ánimo a Valdebebas.
@marcosdlarocha pic.twitter.com/bvYxgvl6a9
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) April 14, 2025