Real Madrid, lamtumira zyrtare e Karim Benzema: “Një prej legjendave të mëdha”

Real Madrid dhe Karim Benzema ndajnë rrugët dhe tani është zyrtare. Klubi madrilen e komunikoi lajmin në një deklaratë: “Real Madrid dhe kapiteni ynë Karim Benzema kanë rënë dakord për t’i dhënë fund fazës së tij të shkëlqyer dhe të paharrueshme si lojtar për klubin tonë. Real Madrid dëshiron të tregojë mirënjohjen dhe gjithë afeksionin e tij për atë që tashmë është një nga legjendat tona më të mëdha”. Në të ardhmen e Topit të Artë në fuqi tashmë mund të jetë Arabia Saudite, ku Al-Ittihad i ka bërë një ofertë faraonike prej 200 milionë euro në vit. Marrëveshja tashmë është gjetur dhe njoftimi zyrtar pritet javën e ardhshme.

KOMUNIKATA E REAL
Real Madrid CF dhe kapiteni ynë Karim Benzema kanë rënë dakord të përfundojnë peridhën e tij të shkëlqyer dhe të paharrueshme si lojtar për klubin tonë. Real Madrid dëshiron të tregojë mirënjohjen dhe gjithë dashurinë e tij për atë që është tashmë një nga legjendat tona më të mëdha.

Karim Benzema erdhi në klubin tonë në vitin 2009, vetëm 21 vjeç dhe ishte një lojtar kyç në këtë epokë të artë të historisë sonë. Në katërmbëdhjetë sezonet në të cilat ai mbrojti fanellën tonë, ai fitoi 25 tituj, një numër rekord për Real Madrid: 5 Kupa Evropiane, 5 Kupa të Botës për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 4 Kampionate, 3 Copa del Rey dhe 4 Superkupa spanjolle.

Karim Benzema është Topi i Artë aktual dhe Lojtari i Vitit nga UEFA, si dhe është përfshirë në FIFA FIFPRO Eleven dhe ka fituar Trofeun Pichichi 2022. Çmimet e marra pas një prej sezoneve më të jashtëzakonshme në historinë tonë, veçanërisht në Champions League. Aty kapiteni ynë ishte protagonist i ndeshjeve të paharrueshme që e ndihmuan Real Madrid të fitonte Kupën e katërmbëdhjetë të Evropës në Paris, duke qenë golashënuesi më i mirë i kësaj gare me 15 gola.

 

Karim Benzema është lojtari i pestë që ka veshur fanellën tonë më shumë, me 647 paraqitje. E është golashënuesi i dytë i të gjitha kohërave të Real Madrid me 353 gola. Ai është gjithashtu golashënuesi i dytë i të gjitha kohërave i Real Madrid në kampionat dhe në Kupën e Kampioneve. E ai është gjithashtu golashënuesi i katërt në Champions League në historinë e kësaj gare dhe golashënuesi i katërt në historinë e kampionatit.

Karriera e Karim Benzema te Real Madrid ishte një shembull i sjelljes dhe profesionalizmit dhe përfaqëson vlerat e klubit tonë. Karim Benzema ka fituar të drejtën për të vendosur për të ardhmen e tij. Tifozët e Madrid dhe të gjithë tifozët nga e gjithë bota vlerësuan futbollin e tij magjik dhe unik. Gjë që e bëri atë një nga legjendat e mëdha të klubit tonë dhe një nga legjendat e mëdha të futbollit botëror. Real Madrid është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij dhe ne i urojmë atij dhe gjithë familjes së tij më të mirat në këtë fazë të re të jetës.

Të martën e ardhshme, më 6 qershor, në orën 12:00, do të zhvillohet në Real Madrid City një akt institucional nderimi dhe lamtumire për Karim Benzema, me praninë e presidentit tonë Florentino Pérez.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top