Real Madrid do që të shkëmbejë yllin e ri të skuadrës për Xabi Alonson e Leverkusenit

Real Madridi ka vendosur që të ndahet me Carlo Ancelottin në fund të sezonit.

Por kjo ndarje mund të vijë edhe më herët nëse Los Blancos lëshojnë pikë në La Liga dhe humbasin finalen e Copa del Rey.

Xabi Alonso është trajneri favorit për të marrë drejtimin e Realit, por problemi qëndron se ai ka një klauzolë largimi nga Leverkusen.

Real Madridi po dëshiron një marrëveshje miqësore me Leverkusenin dhe tanimë ka një plan, shkruan telegrafi.

Gazeta spanjolle Sport raporton se një marrëveshje huazimi mund të jetë pjesë e bisedimeve dhe emri i Arda Guler është në tavolinë.

Real Madridi është i hapur për të përfshirë një lojtar në operacionin për të arritur një marrëveshje.

Reprezentuesi turk nuk ka pasur hapësira të shumta te Reali dhe në Leverkusen i garantohet një vend titullari.

Gjithsesi palët po vazhdojnë bisedimet dhe së shpejti pritet të arrihet një marrëveshje.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top