Carlo Ancelotti do të largohet nga drejtimi i Real Madridit në fund të sezonit sipas raportimeve nga mediat e huaja.
Pas dështimit në Champions League dhe po ashtu pas një sezoni jo fort të mirë në La Liga, trajneri italian pritet të largohet nga Madridi në fund të këtij stinori.
Sipas Fabrizio Romanos, Ancelotti mund të niset drejt Brazilit për të menaxhuar kombëtaren braziliane para Kampionatit Botëror të vitit 2026.
Romano thotë se Real Madridi ka vetëm një qëllim në mendje për trajner dhe ai është Xabi Alonso, i cili aktualisht ka drejtimin e Bayer Leverkusen./gazetametro.net