Real Madrid bën gati listën: 8 lojtarë në largim, në rrezik Vinicius e Bellingham

Një sezon kaq zhgënjyes për Real Madrid (pa asnjë titull të fituar, gjë shumë e rrallë në historinë e klubit) nuk do të kalojë pa pasoja të rënda, duke marrë parasysh edhe traditat e klubit. Presidenti Florentino Perez, i cili tashmë u ka shprehur lojtarëve të tij gjithë pakënaqësinë pas eliminimit në çerekfinalet e UEFA Champions League nga Bayern Munich, është gati të bëjë një revolucion në skuadër që do t’i vihet në dispozicion trajnerit të ardhshëm, i cili do të ulet në pankinën aktualisht të zënë nga “trajneri i përkohshëm” Alvaro Arbeloa pas shkarkimit të Xabi Alonso në janarin e kaluar.

Lista e lojtarëve që do të largohen nga Real Madrid verën e ardhshme
Sipas asaj që shkruan Sport, tashmë është përpiluar një listë me tetë emra që me siguri do të largohen nga Reali. I pari është një lojtar që kishte kërkuar të largohej që verën e kaluar: Eduardo Camavinga. Mesfushori francez 23-vjeçar mund të sjellë në arkat e klubit një shumë të rëndësishme, mbi 50 milionë euro (u ble për 31 milionë plus bonuse nga Stade Rennais në vitin 2021).

Lojtarë të tjerë që pritet të largohen janë Dani Ceballos (29 vjeç), Fran Garcia (26) dhe Raul Asencio (23), të cilët megjithatë kanë ende vite kontratë dhe nuk do të jetë e lehtë të pranojnë largimin nga Reali. Këtyre u shtohen David Alaba (33) dhe Dani Carvajal (34), kontratat e të cilëve skadojnë më 30 qershor dhe që nuk kanë marrë ofertë rinovimi nga klubi. Pastaj janë rastet e Franco Mastantuono (18), i cili do të huazohet për të fituar më shumë minuta në një ekip tjetër, dhe Gonzalo Garcia (22), po ashtu i destinuar për huazim ose për një shitje me opsion rikthimi, në stilin e Nico Paz te Como.

Rrezikon të largohet edhe një nga yjet: Vinicius ose Bellingham
Ndryshe nga Camavinga, të gjitha këto largime të tjera nuk do të sjellin të ardhura të mëdha në arkat e Realit. Shuma që mund të rrisë ndjeshëm buxhetin për blerje duhet kërkuar diku tjetër. Me Rodrygo jashtë për shkak dëmtimi për shumë muaj dhe Kylian Mbappe të investuar si figura simbol e Realit pas viteve ndjekjeje, vendimi i Florentinos për cilin yll mund të sakrifikohet ngushtohet në vetëm dy emra: Vinicius Junior (25) ose Jude Bellingham (22).

Vinicius mes rinovimit të kontratës dhe një shitjeje të bujshme
Forma e të dyve ka rënë ndjeshëm krahasuar me periudhën e lavdishme nën drejtimin e Carlo Ancelotti, dhe të dy shpesh janë në shënjestër për arsye jashtë teknikes: sjelljet në fushë për Vinicius, shpesh provokues ndaj kundërshtarëve dhe tifozëve, dhe jeta private jo gjithmonë në përputhje me kërkesat e një sportisti për Bellingham. Shitja e njërit prej tyre, me një fitim të madh financiar, mund të jetë “bomba” e merkatos së verës në Madrid.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top