Antonio Galvez nuk e pranon, pasi u etiketua si nazist përpara gjithë Spanjës pas përjashtimit me turp nga “Santiago Bernabeu” ndërsa po niste Real Madrid–Benfica e Champions League, ndeshja e kthimit e playoff-it që pa “merengues” të fitonin 2-1 dhe të kualifikoheshin për në 1/8-at. Pamjet televizive kishin qenë shumë të qarta duke treguar tifozin madrilen që zgjaste krahun në përshëndetjen naziste, duke shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të stafit të sigurisë së klubit, i cili e identifikoi brenda pak çastesh dhe e nxori jashtë impiantit.
Tifozi i Real Madrid i përjashtuar nga “Bernabeu” mbrohet nga akuza se është nazist
Në atë moment ndeshja sapo kishte nisur, por shumë shpejt Galvez e kuptoi se rezultati final i skuadrës së zemrës do të ishte problemi i fundit për të në orët në vijim. Reali jo vetëm që e përzuri nga ajo ndeshje, por tani dëshiron t’i ndalojë hyrjen në “Bernabeu” për pjesën tjetër të jetës, duke riafirmuar “dënimin për këtë lloj gjestesh dhe shprehjesh që nxisin dhunë dhe urrejtje në sport dhe në shoqëri”.
Saudação Nazi
Agora mostrem faixa anti-racismo
Real uefa de Madrid vs Sport Lisboa e Benfica pic.twitter.com/ZPEiGCGe4z— Eagleone1904 (@Eagleone1904) February 25, 2026
Megjithatë, sipas versionit të dhënë nga tifozi, ai gjest nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me nazizmin, aq më tepër për një person si ai që në jetën private sillet në një mënyrë që me siguri një njeri intolerant si nazistët nuk do ta vlerësonte. Kjo është vetëmbrojtja e zjarrtë e Galvez, i cili në një video pohon se ka “ndërgjegjen e pastër”, si edhe se ka birësuar dy fëmijë me ngjyrë dhe vishet me rroba femrash.
“Normalisht kur shkoj në një ndeshje futbolli bëj këtë, bëj atë (bën gjeste të ndryshme në video, shënim i redaksisë), një ditë tjetër vendos dorën te pjesët intime, një ditë tjetër e vendos te të pasmet… dje, rastësisht, më ndodhi ta bëja dy herë dhe kaq”, premton tifozi.
“Po më thonë shumë gjëra – vazhdon Galvez – E vërteta është se jam mjaft i qetë sepse kam ndërgjegjen e pastër. Ishte një gjest që mund të ndodhë, por të thuash se i përkas një grupi nazist, se duhet të gjobitem deri në 60 mijë euro për atë gjest… Më vjen keq, nuk do të lejoj që kjo të shkojë më tej sesa është e nevojshme. Do të jem unë që do të flas me anëtarët e klubit, nuk do të jetë klubi ai që do të më përjashtojë. Tani do ta bëjnë, sigurisht, sepse dikush duhet të paguajë, dhe do të jem unë”.
Habla el aficionado del Real Madrid al que expulsaron por hacer el gesto nazi en el Santiago Bernabéu.
"Tengo dos negros adoptados, el Kalu y el Abdu. Me casó un maricón. Tengo seis trajes de gitana. Nazi pensaba que era una marca de ginebra".pic.twitter.com/l7svQRCe16
— Albert Ortega (@AlbertOrtegaES1) February 26, 2026
“Nazistët nuk shoqërohen me njerëz me ngjyrë, me gay e nuk vishen si gra”
Tifozi i Real shpjegon më pas se çfarë personi është në jetën private, gjë që sipas tij e shfajëson plotësisht: “Nazistët nuk shoqërohen me njerëz me ngjyrë, nuk shoqërohen me gej, nuk vishen si gra. Ja pra nazisti, kështu që ka diçka me të cilën nuk jam dakord. Ky ‘nazist’ këtu ka birësuar dy fëmijë me ngjyrë, Kalu dhe Abdu, dhe kushdo që dëshiron mund t’i telefonojë menjëherë, kanë këtu Tonin e tyre për çdo gjë që u nevojitet, sepse para se të quhem nazist, siç disa duan të më quajnë, unë gjithmonë i bëj thirrje arsyes së shëndoshë”.
“Nuk ka djalë që ta pëlqejë një gej më shumë se Toni – shton sërish Antonio Galvez – Një gej ka celebruar martesën time sepse e zgjodha unë. Ky djalë këtu vishet si grua, vendos buzëkuq dhe shkon në ‘El Rocio’ (festë e famshme fetare dhe popullore andaluziane që mbahet çdo vit në një fshat të vogël në Andaluzia, shënim i redaksisë), jo larg Seviljes. Kam gjashtë fustane flamenco, jo një, jo dy, jo tre, gjashtë fustane flamenco. Mezi pres të shkoj në ‘El Rocio’ dhe të festoj, sepse më pëlqen. Ja pra nazisti…”.