Real dërrmon 6-1 Monaco, por shpërthen çështja Bellingham: “U hakmorra me tifozët”

Një 6-1 ndaj Monacos në Bernabeu, vendi i dytë në renditjen e Champions, La Liga praktikisht e rihapur nga -1 pikë diferencë me kryesuesin Barcelona: sezoni i Real Madrid po rikthehet në shinat e duhura pas shkarkimit të teknikut Xabi Alonso, por kjo nuk mjafton aspak për të qetësuar klimën mes skuadrës dhe tifozëve, të cilët shpesh në daljet e fundit kanë fishkëllyer idhujt e tyre. Për ta dëshmuar këtë, edhe në një mbrëmje ku duartrokitjet kanë qenë të shumta për të gjithë dhe Vinicius është zgjedhur Mvp, është festimi polemik i Jude Bellingham, autor i golit të gjashtë ndaj francezëve.

Në javët e fundit mesfushori anglez ka përfunduar në shënjestër të rrjeteve sociale, që e akuzojnë se e do shumë jetën e natës në Madrid në dëm të rendimentit në fushë. Kështu, pasi realizoi golin e 6-1, Bellingham vendosi gishtin e madh te goja, ngriti gishtin e vogël dhe hodhi kokën pas, sikur po imitonte pirjen e një shot-i, duke e përsëritur disa herë gjestin e më pas duke qeshur me shokët e skuadrës. “Festimi im? Shumë njerëz thonë shumë gjëra, dhe unë që e di si qëndrojnë gjërat, u hakmora ndaj tifozëve…”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top