Reagon Trump: Centralet bërthamore në Iran u shkatërruan nga sulmi ynë ushtarake

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka ritheksuar se vendet bërthamore në Iran u shkatërruan plotësisht nga sulmet ushtarake amerikane, pavarësisht një vlerësimi të inteligjencës që hedh dyshime mbi suksesin e tyre.

Detajet e vlerësimit fillestar të dëmit nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes e Pentagonit u raportuan nga mediat ndërkombëtare.

“Tre centralet bërthamore në Iran u goditën në mënyrë perfekte dhe u shkatërruan”, ka ritheksuar Trump. Presidenti ka kritikuar lajmet duke i akuzuar se po përpiqen të “minimizojnë një nga sulmet ushtarake më të suksesshme në histori”. Ndërkohë, një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit se po vazhdon të mbahet, pasi të dy kombet e pranojnë se është në fuqi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top