Reagon Netanyahu: Nuk do të ketë kurrë një shtet të Palestinës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Australisë për të njohur një shtet palestinez. Ai e ka përshkruar këtë veprim si një “shpërblim të madh për terrorizmin”. Deklaratat e tij janë qëndrimi i tij i parë zyrtar mbi iniciativën e tre vendeve.

“Kam një mesazh tjetër për ju: Nuk do të ketë. Nuk do të ketë një shtet palestinez në perëndim të lumit Jordan”, – tha Netanyahu në një deklaratë. Sipas tij, përgjigjja zyrtare e qeverisë do të njoftohet pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara ku pritet të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Në të njëjtën kohë, ai e bëri të qartë se politika e vendit të tij për zgjerimin e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor do të vazhdojë pa asnjë ndryshim.

“Një shtet palestinez nuk do të krijohet. Përgjigja ndaj përpjekjes së fundit për të imponuar një shtet terrorist në zemër të tokës sonë do të jepet pas kthimit tim nga SHBA-ja” – tha ai.

“Kam një mesazh të qartë për udhëheqësit që e njohin shtetin palestinez pas masakrës së tmerrshme të 7 tetorit: ju po i jepni një shpërblim të madh terrorizmit. Dhe kam një mesazh tjetër për ju: kjo nuk do të ndodhë.

Për vite me radhë, kam parandaluar krijimin e këtij shteti terrori, pavarësisht presionit të madh nga brenda dhe nga jashtë. Ne e bëmë këtë me vendosmëri dhe mençuri politike. Përveç kësaj, ne kemi dyfishuar vendbanimet hebraike në Jude dhe Samari – dhe do të vazhdojmë në këtë rrugë” – tha Netanyahu.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top