Reagon Blero: Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’

Këngëtari Blero ka reaguar pasi ishte i ftuar përballë ish-partneres së tij Afrona Dikës, në podcastin e saj, “Talk with Afrona”.

Intervista e ish- çiftit nuk ka dalë akoma, por kudo në rrjete sociale u përfol se mos kishte lindur diçka mes tyre.

Pas kësaj, Blero bëri një sqarim duke thënë se podcasti ishte i një qëllimi të mirë. Ai potencoi se ndjenjat i përkasin personit të fundit me të cilën kishte qenë në lidhje dhe se për momentin është single.

“Ndjenjat e mia i përkasin plotësisht personit të fundit me të cilën kam qenë në lidhje, që do të thotë “bebes”. Statusi im është single që ta qartësojmë dhe këtë çështje”, shkroi ndër tjerash Blero.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top