Pasi pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet lokale, me mbi 11 mijë vota, vjen reagimi nga Bardh Spahia. Në një mesazh në ‘Facebook’ Spahia shprehu mirënjohje për mbështetësit e tij, ndërsa sulmoi maxhorancën.
Ai tha se çdo pushtet i dalë nga boja e krimit nuk jeton gjatë.
“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë.”, shkruan Bardhi.