Reagojnë muxhahedinët e strehuar në Manëz: Kërkojmë një republikë demokratike

Presidentja e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (të strehuar në Kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit) Maryam Rajavi, ka reaguar me anë të rrjeteve sociale pas vendosjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit.

Rajavi ka publikuar një deklaratë në emër të organizatës MEK, muxhahedinëve iranianë, ku thuhet se populli i Iranit kërkon liri dhe fitore në betejën e fatit kundër fashizmit fetar. Sipas deklaratës në fjalë propozimi për një armëpushim dhe përfundimin e luftës është një hap përpara për opsionin e tretë: as luftë, as pajtim.

Në postimin e Maryam Rajavie shkruhet “le të jenë vetë populli i Iranit, në betejën e fatit, që të rrëzojnë Khamenein dhe diktaturën e velajat-e fakihut.”

Sipas saj, populli i Iranit, në luftën e tij gjatë një shekull, me kosto të mëdha dhe të përgjakshme, ka refuzuar vazhdimisht diktaturat e Shahut dhe Sheikut përmes kryengritjeve të njëpasnjëshme.

Postimi i Maryam Rajavi:

Duke mirëpritur armëpushimin dhe përfundimin e luftës
Duke riafirmuar vullnetin e popullit iranian: liri dhe fitore në betejën e fatit kundër fashizmit fetar

Propozimi për një armëpushim dhe përfundimin e luftës është një hap përpara për opsionin e tretë: as luftë, as pajtim. Le të jenë vetë populli i Iranit, në betejën e fatit, që të rrëzojnë Khamenein dhe diktaturën e velajat-e fakihut.

Populli i Iranit, në luftën e tij gjatë një shekull, me kosto të mëdha dhe të përgjakshme, ka refuzuar vazhdimisht diktaturat e Shahut dhe Sheikut përmes kryengritjeve të njëpasnjëshme.

Unë përsëris se ne kërkojmë një republikë demokratike, jo-bërthamore, me ndarjen e fesë nga shteti, barazinë gjinore dhe gjithashtu autonomi për kombësitë e Iranit. Kjo do të sjellë paqe, demokraci, të drejta njerëzore, stabilitet, rindërtim, miqësi, bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik në rajon dhe botë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top