Për Barcelonën, mbrëmja e Champions League kundër Inter u shoqërua edhe me dyshime të ushqyera nga teoria e çuditshme e paraqitur nga ish-mjeku i Real Madrid, Niko Mihic, mbi fashot e vendosura në kyçet e dorës nga futbollistët blaugrana. Nëse Pau Victor u përgjigj dhe reagoi me ironi të thellë duke shpërndarë artikullin me tre emoji që tregojnë të qeshura me lot, Lamine Yamal publikoi një seri imazhesh që lidhen me disa momente të ndeshjes së mbrëmjes së së mërkurës dhe i shoqëroi ato me katër kryqe të vegjël.
Në këto foto ishte edhe një afrim i dorës së tij të djathtë: tregonte një fashim që i mbulonte pëllëmbën dhe kockat e gishtave, përveç një shiriti ngjitës që mbante së bashku gishtin e katërt dhe të tretë. Në të tjera, gjithashtu të lidhura me ndeshjen e parë të gjysmëfinales kundër zikaltërve, ajo fashë nuk shfaqej, siç vërehet nga fotot që i përkasin nxehjes para ndeshjes apo fazave të ndryshme të saj gjatë të cilave ai kishte të dyja duart e lira.
Një postim enigmatik, sepse nuk ka një mesazh të qartë që tregon një qëndrim të prerë ndaj atyre deklaratave. Futbollisti i ri ia lë të tjerëve interpretimin, duke ofruar detaje të tjera me të cilat duket se përgënjeshtron atë lloj teorie konspirative të motivuar nga mjeku, aktualisht këshilltar i madrilenëve.
Pse gjithë kjo vëmendje ndaj atij detaji?
Pablo Torre dhe Gavi kanë qenë të detyruar të përdorin ato fashime për shkak të dëmtimeve. E njëjta arsye edhe për Raphinha, që mund të ketë marrë një goditje në atë pjesë të trupit. Lojtarë të tjerë të katalanasve si Lamine Yamal, Pau Víctor dhe Robert Lewandowski kanë ngjallur gjithashtu kureshtje. Ka nga ata që kanë hedhur hipotezën se bëhej fjalë për një lloj supersticioni personal, një zakon i marrë dhe i mbajtur pas një incidenti loje apo, madje, një lloj kapriçoje. Dhe ka nga ata që kanë mbështetur idenë se, ndoshta, pas atij mashtrimi mjaft të dukshëm fshihej një tjetër shpjegim.
La explicación del doctor Niko Mihic, ex médico del Madrid, sobre los numerosos vendajes en las muñecas que se ven últimamente entre los futbolistas
"Si quieres tener un acceso venoso es en las manos y muñecas" https://t.co/wiaO213OS9 pic.twitter.com/e00wzFxNn1
— MARCA (@marca) April 29, 2025
“Nuk besoj aspak se është një modë…”, pranoi në një intervistë për Marca doktor Mihic, i cili në shpjegimin e reflektimit të tij për këtë çështje ishte gjithashtu mjaft i ashpër. “Nëse dëshiron një akses venoz më të lehtë, atëherë përdor kyçet e dorës.” Çfarë donte të thoshte? Nuk ishte dhe as mund të ishte shumë i qartë, por me një deklaratë të tillë bëri që njerëzit të mund të nxirrnin përfundime të debatueshme mbi praktika që do të fshehnin shkelje (vetëm të supozuara) të rregulloreve. Mihic nuk i përmend kurrë drejtpërdrejt futbollistët e Barcelonës, por nga ajo që thotë është shumë, shumë e lehtë të kuptosh për kë bëhet fjalë. Ai vetë jep një të dhënë kyçe. “Mund të ndodhë që kanë ndërmend lojëra strategjie, që luajnë shumë futboll tavoline… ashtu siç mund të ndodhë që nuk e kanë korruptuar Negreira.”
Kush ishte Negreira?
Ish-nënkryetari i Komitetit Teknik të arbitrave spanjollë, që përfundoi nën lupën e hetimeve për një seri pagesash (në shumën prej 7.3 milionë euro) të marra nga blaugranat: klubi dhe i interesuari pohuan se bëhej fjalë për konsulenca për raporte teknike mbi gjyqtarët, akuza përshkruante një situatë korrupsioni në përpjekje për të ndikuar në mënyrën e gjykimit nga ana e arbitreve. Ajo hipotezë korrupsioni ra në vitin 2024 por nuk mjaftoi për të fshirë helmet dhe supozimet dashakeqe. Edhe fashimet përfshirë.