Reagimi i delegacionit të BE, katër ditë pas ndërhyrjes në News24

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka thyer heshtjen pas katër ditësh nga ndërhyrja e paprecedentë e forcave të policisë së shtetit dhe asaj ushtarake ndaj Focus Media Group, që prej të shtunës ka mbetur pa sinjal televiziv për News24, me ambientet e zyrave të plaçkitura dhe me kompjuterët e dosjet e gazetarëve të sekuestruara. Reagimi erdhi vetëm të mërkurën, duke lënë hapësirë për interpretime në lidhje me qëndrimin e burokratëve të huaj, pasi çdo vend anëtar të BE-së, një veprim i tillë do të kishte shpërthyer menjëherë në skandal politik dhe mediatik.

Në deklaratën e publikuar në rrjetin social X, Delegacioni i BE-së në Tiranë thotë se “mosmarrëveshjet midis të gjitha palëve të përfshira duhet të zgjidhen duke respektuar plotësisht ligjshmërinë dhe procedurat e rregullta ligjore”. Po ashtu, theksohet se çdo veprim duhet të garantojë se gazetarët mund të ushtrojnë lirisht të drejtën për të informuar publikun dhe të ruajnë konfidencialitetin e burimeve të tyre.

“Liria dhe pluralizmi i medias janë kritike për garantimin e shtetit të së drejtës”, përfundon reagimi.

Por mesazhi i vonuar pas katër ditësh, vjen pasi është konsumuar ndërhyrja e dhunshme dhe bllokimi i transmetimit të televizionit më të madh informativ në vend.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top