Rashford në krizë, duhet një shkundje e Gascoigne ka recetën: “Duhet të bëjë si bëra unë”

Edhe pse është ende i ri (i lindur në 1997), Marcus Rashford ka praktikisht 10 vjet që luan Premier League dhe Europë me fanellën e Manchester United. Kanë kaluar shumë kohë nga debutimi i tij me Djajtë e Kuq në moshën vetëm 18-vjeçare, por pritshmëritë e krijuara rreth këtij sulmuesi janë shlyer vetëm pjesërisht.

Një lojtar që mburret me gati 100 gola në Premier League, si dhe 62 paraqitje dhe 20 gola për kombëtaren, por që kohët e fundit është anashkaluar edhe nga trajneri i përkohshëm Carsley. Rashford, si gjithë Man Utd, po vuan shumë prej disa vitesh dhe pak ngjan me sulmuesin e admiruar në vitet e para të karrierës së tij. Duhet një pikë kthese dhe një veteran i futbollit britanik si Paul Gascoigne e ka këshilluar se çfarë të duhet të bëjë për t’u kthyer në atë që ishte dikur: të ndjekë hapat e tij. Jo në jetën e tij private, natyrisht, por në jetën e tij futbollistike.

RASHFORD, GASCOIGNE I KËSHTILLON ITALINË
Për t’u rikthyer në nivelet më të larta, Rashford ndoshta duhet të largohet nga Mançesteri dhe për këtë duket të jetë i sigurt Paul Gascoigne. Në një intervistë për Sportcasting UK, anglezi rekomandoi Italinë si destinacionin e ardhshëm për sulmuesin: “Do të ishte mirë që ai të shkonte në Itali: do ta shkundte, siç më ndodhi kur nënshkrova për Lazio. Mbaj mend që i thashë babait të shkonte dhe të shihte skuadrën në stërvitje një javë para se të nisesha për atje. Sapo arrita aty thashë ‘ sa stërvitje e mirë’. Më pas fola me trajnerin dhe më tha ‘kjo është nxehja’. Fillova të qaja, duke i thënë babait se nuk do ta bëja dot, por ai më qetësoi, duke thënë se do të mësohesha”.

Më pas ish-mesfushori foli për krizën e United: “Mendoj se ka disa lojtarë që nuk e kuptojnë se për cilin ekip luajnë. Më vjen pak keq për Ten Hag, duket sikur disa lojtarë tallen me të. Do të doja që Ferguson të drejtonte ekipin vetëm për një sezon, për të parë se çfarë mund të bëjë me ata lojtarë”. Është turp që Djajtë e Kuq e kanë eliminuar Sir Alex nga klubi një ditë më parë…

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top