Raportuesja për Kosovën në KiE: Shpresoj një marrëveshje Kurti – Vuçiç në Ohër

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon thotë se shpreson që në takimin e ardhshëm në Ohër, Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë marrëveshjen për Planin Evropian. Eurodeputetja gjermane ka theksuar në një postim në Tëitter se ky do të jetë një hap i madh drejt BE-së për të dy shtetet.

“Shpresoj shumë që do të shohim të dyja nënshkrimet nën marrëveshje në fund të javës së ardhshme në Ohër. Do të jetë një hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet”, – shkroi raportuesja Von Cramon.

Ajo ka komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos e humbin rastin në Ohër, duke thënë se marrëveshja do të përshpejtojë integrimin euroatlantik dhe do të ofrojë një mundësi historike në rrugën e plotë drejt normalizimit dhe njohjes reciproke, duke thënë se pajtohet me këtë vlerësim.

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde i ka ofruar mbështetje të plotë emisarit të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi. Ai shkroi në Twitter se “një marrëveshje është e arritshme” dhe se “Kosova do të fitojë shumë”. Ai tha se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin “tani”.

 

“Një marrëveshje është e arritshme. Kosova do të fitojë shumë. Kosova duhet ta zbatojë detyrimin e saj të kahershëm dhe ta sjellë Asociacionin tani”, shkroi Rohde. Ambasadori gjerman dërgoi mesazhin e tij për Kosovën dhe Serbinë para takimit të rëndësishëm në Ohër.

“Apeli im për Kosovën (dhe Serbinë) për bisedimet e ardhshme në Ohër: “Mos e humbni autobusin”. Një marrëveshje do ta përshpejtojë integrimin euroatlantik të Kosovës dhe është një shans historik në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke”, theksoi ambasadori i Gjermanisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen më 18 mars në Ohër, pas takimit të 27 shkurtit në Bruksel ku u dakorduan për Planin Evropian, por nuk e nënshkruan atë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top