Raportohet se kryediplomati i mullahëve foli me emisarin amerikan, dridhet regjimi islamist

Raportimet në mediat amerikane sugjerojnë se kryediplomati i Iranit, Abbas Araghchi, gjatë fundjavës pati një bisedë telefonike me emisarin kryesor amerikan në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, teksa shihet se regjimi islamist i mullahëve në Teheran po dridhet nga protestat mbarëkombëtare, përcjell Gazeta Metro.

Sipas një raportimi në Axios, kryediplomati iranian kërkoi që ta kishte një bisedë me emisarin Witkoff, ndërsa edhe presidenti Donald Trump gjatë fundjavës tha se Irani po dëshiron të kthehet në negociata me SHBA-në.

Kjo zbythje e regjimit terrorist të Ajetullah Ali Khamenei dhe mullahëve islamistë vjen pas paralajmërimit të qartë amerikan se do të ketë ndërhyrje të drejtpërdrejtë të SHBA-së nëse vazhdon vrasja e protestuesve.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut që e monitorojnë Iranin, deri më tani së paku 544 protestues janë vrarë nga forcat e regjimit islamist, ndërsa grumbuj të trupave të vdekur shiheshin në rrugët e qyteteve iraniane. Mendohet se numri i viktimave është shumë më i lartë se kaq.

SHBA-ja po e vëzhgon situatën me interes të lartë dhe presidenti Trump është zotuar disa herë se do të ndërhyjë fuqishëm nëse vazhdon shtypja e popullit iranian nga regjimi i mullahëve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top