Raportohen sërish dronë, Aeroporti i Mynihut mbyllet për orë të tëra

Operacionet e fluturimit në Aeroportin e Mynihut u kufizuan dhe më pas u pezulluan plotësisht mbrëmjen e kaluar, pas raportimeve për praninë e dronëve në hapësirën ajrore përreth aeroportit.

Lajmi u konfirmua nga vetë autoritetet e aeroportit, duke sqaruar se vendimi për pezullimin e fluturimeve u mor nga Kontrolli i Trafikut Ajror Gjerman (DFS) rreth orës 22:18.

Si pasojë e kësaj situate, 17 fluturime nuk arritën të niseshin, duke ndikuar direkt në rreth 3,000 pasagjerë. Gjithashtu, 15 fluturime hyrëse u detyruan të devijonin drejt aeroporteve të tjerë, përfshirë Stuttgartin, Nurembergun, Vjenën dhe Frankfurtin.

E gjitha filloi rreth orës 21:30 kur dëshmitarët okularë raportuan dronë që fluturonin mbi zonën e aeroportit. Ndërsa autoritetet po hetonin, dronët misteriozë u panë përsëri rreth një orë më vonë, këtë herë mbi aeroport, konfirmoi zëdhënësi i policisë Stefan Bayer për gazetën Bild.

Si rezultat, administrata e aeroportit vendosi të pezullojë operacionet rreth orës 22:30 dhe asnjë avion nuk u lejua të ngrihej ose të ulej.

Ndërkohë fluturimet kanë rinisur mëngjesin e sotëm.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top