Raporti i PE/Tabaku:Qeverisë iu kërkua të trajtojë imunitetin e Ballukut me përparësi

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nga jashtë Kuvendit nënvizoi disa nga pikat negative që sipas saj pengojnë integrimin e vendit drejt BE, duke iu referuar raportit të Parlamentit Europian.

Mes rekomandimeve të OSBE/ODHIR për zgjedhje të lira dhe të ndershme, Tabaku u ndal dhe te çështja e imunitetit që ngrinte si shqetësim dhe PE, për rastin e Belinda Ballukut, ku duhej të veprohej me shpejtësi sipas procedurave.

“PE publikoi një raport si rrallë herë drafti pati mbi 300 amendamente. Elementi i parë në raport lidhet me zgjedhjet, ku gjejnë vend dhe shqetësimet e OSBE/ODHIR për zgjedhje te lira dhe të ndershme dhe bën thirrje për reformë gjithpërfshirje, dhe të opozitës.

Ngre shqetësime për luftën kundër korrupsionit, për rolin e parlamentit dhe gjykatave dhe i bën thirrje qeverisë për trajtimin e çështjes së imunitetit me përparësi sipas kuadrit kushtetuese, duke iu referuar rastit të ish-zv.kryeministrën. Po ashtu ka një pjesë të gjerë për lirinë e medias, për sulmet ndaj gazetarëve, presionet dhe paditë strategjike që janë disa fusha që dhe në emër të opozitës që do t’i çojmë përpara. Flet për rolin e parlamentit, për ligjet, për hapësirën e opozitës. Sot shqiptarët e kanë të qartë se kush ka qenë procesi integrimit dhe pengesat. Këto janë pengesat që pengojnë integrimin. Shpresoj që qeveria t’i shoh si plan pune. Miratimi i ligjeve si ai i porteve, i AKSHIT, i investimeve strategjike, mosvotimi i imunitetit, janë pengesa reale.”, tha Tabaku.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top