Raporti i parlamentit suedez: Suedia duhet ta rrisë buxhetin, ushtrinë dhe marinën e saj

Suedia duhet ta rrisë buxhetin ushtarak deri në 54 miliard kronor apo 5 miliard dollarë deri në vitin 2030 për ta forcuar mbrojtjen e saj ajrore dhe të rrisë numrin e të rekrutuarve ka thënë komiteti parlamentar suedez të premten.

Shteti skandinav është futur në NATO në mars duke u larguar kështu nga politika disa dekadëshe e neutralitetit pas invazionit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Raporti nga Komiteti i Mbrojtjes i cili përbëhet nga deputet nga 8 parti politike kanë thënë se tashmë anëtari i NATO-s bazuar në situatën serioze të sigurisë duhet të jetë më ambicioz. Komiteti ka thënë se një sulm i armatosur ndaj Suedisë apo aleatëve tjerë nuk mund të përjashtohet ndërsa titulli i raportit ishte “Kapacitete të Forta Mbrojtëse, Suedia si një aleat”, raporton The Associated Press.

Mbrojtja ajrore e Suedisë gjithashtu duhet të zgjerohet për të përballuar kërcënimet nga mjetet pa pilot dhe më shumë raketa duhet të blihen krahas zgjerimit të ushtrisë dhe marinës. Këto janë disa nga gjetjet e raportit prej rreth 300 faqesh.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top