Raporti i OBSH/ Tuberkulozi kërcënim serioz në Europë! 1 në 5 raste nuk raportohet

Mijëra persona me tuberkuloz në Europë mbeten të padiagnostikuar, ndërsa rastet rezistente ndaj ilaçeve vijojnë të jenë shumë më të larta se mesatarja globale.

Ky është përfundimi i raportit të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Europiane për Kontrrollin dhe Parandalimin e Sëmunjdeve.

Të dhënat zyrtare flasin për mbi 161 mijë raste të raportuar në Europë përgjatë vitit 2024, ndërsa vlerësohet se në total 204 mijë persona janë prekur nga tuberkulozi. Shqetësuese mbetet fakti se 1 në 5 raste nuk diagnostikohet ose nuk raportohet, duke rritur rrezikun e përhapjes së sëmundjes.

Raporti thekson gjithashtu se 23% e rasteve të reja janë rezistente ndaj shumë barnave, një nivel rreth 7 herë më i lartë se mesatarja globale. Edhe tek pacientët e trajtuar më parë, më shumë se gjysma rezultojnë rezistentë ndaj trajtimit.

Në Bashkimin Europian u regjistruan mbi 38 mijë raste, ndërsa problem mbetet edhe ndjekja e pacientëve, pasi 1 në 5 nuk monitorohet pas një viti trajtimi.
Megjithëse që nga viti 2015 rastet kanë rënë me 39% dhe vdekjet me 49%, progresi nuk është i mjaftueshëm për të arritur objektivat ndërkombëtare, raporton Euronews.

Ekspertët paralajmërojnë se tuberkulozi rezistent ndaj ilaçeve është një emergjencë në rritje dhe kërkon masa urgjente, përfshirë diagnostikim më të hershëm, trajtim më efektiv dhe mbështetje më të fortë për pacientët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top