Raphinha priti Rodrigo De Paul në korridorin që të çon drejt dhomave të zhveshjes dhe e ngushëlloi pas eliminimit të Atlético Madrid nga Kupa e Mbretit, pas humbjes ndaj Barcelonës. Një përqafim dhe një gjest i madh sportiviteti, që shuan polemikat e ndezura gjatë përplasjes mes Argjentinës dhe Brazilit.
Futbollisti brazilian e ngushëlloi kundërshtarin e tij argjentinas pas betejës në “Metropolitano”, ku Barça e Hansi Flick siguroi një vend në finalen e turneut kombëtar kundër Real Madridit. Një moment i bukur pas tensioneve të shumta që ishin krijuar në Superklasikun mes dy përfaqësueseve.
Raphinha ngushëllon De Paul pas Atlético-Barça
Raphinha e priti De Paul në korridor dhe e përqafoi pas eliminimit të Atlético Madrid nga Kupa e Mbretit – një veprim që ndihmoi në shuarjen e polemikave dhe tensioneve të përplasjes Argjentinë-Brazil disa ditë më parë.
Braziliani kishte qenë në qendër të një polemike të madhe përpara sfidës mes dy rivalëve të përjetshëm të Amerikës së Jugut, për shkak të disa deklaratave provokuese të tij (“Do t’i mundim patjetër, brenda dhe jashtë fushës”). Pas humbjes së rëndë 4-0 ndaj Argjentinës, Raphinha u bë objekt talljeje në mbarë botën nga lojtarët e “Albiceleste”, të cilët nuk e kishin harruar fjalët e tij, si dhe nga e gjithë atmosfera e “Monumental”-it në Buenos Aires.
El saludo de Rodrigo De Paul y Raphinha, con intercambio de camisetas, post Atlético-Barça hoy… pic.twitter.com/QdBGC5ZLS9
— Ataque Futbolero (@AtaqueFutbolero) April 3, 2025
Scaloni kishte bërë të njëjtën gjë…
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, pas ndeshjes dha një shembull të madh sportiviteti, duke e përqafuar brazilianin dhe duke treguar klas. Përplasjet mes Argjentinës dhe Brazilit janë gjithmonë të zjarrta dhe deklaratat e Raphinhës i kishin ndezur edhe më shumë gjakrat.
Pas gjithë këtij kaosi, Raphinha bëri një hap pas dhe me një gjest të vetëm tregoi se të gjitha ato tensione tashmë i përkisnin së kaluarës – të paktën për momentin.