Ramadani gol, Sylvinho fërkon duart: Lecce merr një fitore me peshë, 0-2 në Kaljari

Java e njëzet e pestë e Serie A mbyllet me fitoren në transfertë të Lecce-s, që triumfon 2-0 në Cagliari. Në Unipol Domus, pas një pjese të parë me pak raste (Zappa i rrezikshëm me disa goditje), ndeshja vendoset në pjesën e dytë: në minutën e 65’, Gandelman shënon me kokë pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Sottil, ndërsa njëmbëdhjetë minuta më vonë Ramadani vulos rezultatin duke shfrytëzuar rikuperimin e shkëlqyer të Coulibaly dhe duke mposhtur një Caprile fajtor në shtyllën e parë.

Fillimisht Gandelman dhe më pas Ramadani vulosën një fitore të drejtë dhe të merituar, sidomos për atë që u bë në pjesën e dytë. Më në fund, salentinët shfrytëzuan goditjet standarde dhe triumfi ishte gjithashtu fryt i qëndrueshmërisë në mbrojtje. Goli i mesfushorit të Kombëtares kuqezi vlen shumë në sytë e teknikut Sylvinho, duke parë edhe mungesën e gjatë të Medon Berishës, në vigjilje të playoff-it të marsit kundër Polonisë.

Me këtë sukses, Lecce shkëputet nga Fiorentina, e cila rikthehet në vendin e tretë nga fundi me 21 pikë, ndërsa Di Francesco ngjitet në kuotën e 24 pikëve, pra +3 nga zona e rënies, dhe barazohet me Genoa dhe Cremonese. Sardët e teknikut Pisacane, ndërkohë, mbeten në kuotën 28 pikë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top