Rama: Vetëm për Vit të Ri 40 kontrolle banesash. Prokurorët duan të “mbushin” CV-ë

Kreu i qeverisë Edi Rama ka kritikuar drejtësinë në lidhje me atë që ai e konsideroi si “goditje” ndaj administratës publike.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Ai u shpreh se fletët e arrestit plotësohen lehtësisht, duke shtuar se shpesh kjo shihet si mundësi nga prokurorët që të shtojnë CV-në e tyre.

“Të kryesh 40 kontrolle banesash ditën e Vitit të Ri do të thotë që nuk ke asnjë kuptim për efektin psikologjik që ka për shoqërinë.

Nëse nuk do ta vijojmë përpjekjen nuk do të ketë kurrë drejtësi të pavarur në Shqipëri, kjo është rruga me të gjitha dhimbjet e problemet tona, Ne duhet të bëjmë çmos të ruajmë balancën.

Punonjësit e administratës nuk janë mish për top të askujt dhe shënjestra për të mbushur prokurorët CV-në. Është e pa pranueshme ajo që ndodh në prokuroritë e rretheve me fletët e arresteve që plotësohen si ftesa për dasëm”, tha ai

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top