Rama vetëm një fjali për takimin me Vjosa Osmanin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga takimi me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se në takim biseduan për të tashmen dhe ardhmen e marrëvedhënieve Kosovë-Shqipëri.

“Me Presidenten Vjosa Osmani, për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri”, shkruan Rama.

Kryeministri është mjaftuar me një fjali të vetme për këtë takim. Ndoshta jo fare krejt rastësisht, pasi dihet që mes tij dhe Vjosa Osmanit ka pasur përplasje edhe më herët. Kujtojmë që në vizitën e parë të Osmanit në Shqipëri si Presidente e Republikës së Kosovës, Rama bojkotoi seancën në Kuvend ku ajo mbajti një fjalim.

 

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top