Kryeministri Edi Rama komentoi sërish arrestimin e Erion Veliajt në një lidhje live me komentuesit. Rama tha se Veliaj nuk është i pandehur dhe vetë prokurori nuk i ka provat për të kërkuar nisjen e gjyqit.
“I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë Prokuroria nuk i ka provat e mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e tij. Pra, ky person ka bërë një dy tre dhe për këtë kërkoj dënim. I pandehuri është dikush që prokurori shkon në gjykatë dhe i thotë kam këto prova, fillo gjyqin. Pra ka mbledhur provat, nuk është e bindur për provat, kjo i dyshuari. I pandehuri është me prova.
A e dini ju që kryetari i bashkisë së Tiranës nuk është i pandehur? Pra vetë prokuroria nuk është i gatshëm të kërkojë gjyqin, por ka dyshime të arsyeshme sipas tij, që nuk i ka ato prova. Pa Edi Ramën dhe PS nuk ka SPAK! Sepse bufi i kënetës e thotë dhe mënyrë deklarative, më jepni votën të shkri SPAK-un. ”, shprehet Rama.