Rama vazhdon me kunja për Athinën:”Ne s’na jep dot leksione për minoritetet”

Edi Rama po e mban gjallë flakën e konfliktit me Greqinë. “Ne s’na jep dot askush leksione për minoritetet”, ka thënë ai duke shtuar se legjislacionin e ri për minoritetin “e kemi bërë pa na i kërkuar njeri”.
“Jam krenar për mënyrën si Shqipëria i ka integruar dhe i trajton minoritetet. Nëse ka probleme për dikë apo për disa në një komunitet me etni tjetër janë probleme që janë njësoj me komunitetet me etni shqiptare, nuk ka asgjë të ndryshme. Nuk ka një minoritar që të ngrihet dhe të thotë që unë kam një problem që lidhet me faktin që jam me etni tjetër” tha kryeministri gjatë një konference për regjistrimin e popullsisë dhe banesave.
Këtë 18 shtator INSTAT do të nisë Censin e Popullsisë dhe Banesave. Kryeministri Edi Rama i cili ishte sot i pranishëm në konferencën hapëse për Censin dha një mesazh të fshehur edhe për Athinën zyrtare e cila akuzon qeverinë shqiptare për arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.

Rama e bëri të qartë se leksion Shqipërisë për minoritetet nuk i jep asnjë vend. Ndërsa Ambasadori i përkohshëm i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca është shprehur se Censi i Popullsisë dhe Banesave është i rëndësishëm për negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë.

“Mësimet e nxjerra nga censi i mëparshëm kanë shërbyer si mësime për INSTAT për të përfshirë pakicat etnike, kjo do çojë në përmirësimin e të drejtave në përputhje me standardeve të BE.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top