Në kuadër të procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Shqipëri më 16 tetor 2023, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka organizuar sot në Tiranë, Forumin e Ministrave të Ekonomisë me titull, “Tregu i përbashkët rajonal – një hap drejt Tregut Unik të BE”. Kryeministri Edi Rama i cili mori fjalën i pari në këtë mbledhje, deklaroi se ka ardhur koha që të mendojmë jashtë kornizave.
Ai u shpreh se 6000 shoqëri tregtare kanë përfituar nga heqja e barrierave mes vendeve.
PJESË NGA FJALA E RAMËS:
Sa më e mirë të jetë atmosfera e bashkëpunimit, aq më e mirë është hapësira për të trajtuar cështje të vështira. Të biesh dakord për të mos rënë dakord, nuk na ka ndikuar që të mos gjejmë gjuhën e përbashkët. Po kaloja disa të dhëna, dua të falenderoj me zemër dhomat e përfshira në këtë proces. Konkretisht, unionin e dhomave të tregtisë që ka ndihmuar shumë biznesin dhe vendin tonë për të kuptuar realitetin tonë.
Një nga të dhënat më të rëndësishme, është që 6 mijë shoqëri tregtare kanë përfituar nga aktivitetet e tregtisë, nga heqjet e barrierave. Gjithcka bëjmë së bashku, është të përfitojmë në terren dhe të kemi më shumë përfitime për njerëzit që kanë nevojë të lëvizin lirisht për kompanitë që duan të lëvizin mallrat e tyre.