Rama: Trumpistët e vetëshpallur patën një ditë m*sturbimi

Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në rrjetet sociale ka komentuar ardhjen e Christopher LaCivita, bashkëdrejtuesit të fushatës elektorale të Donald Trump në Shqipëri.

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se dje Trumpistë të kënetës tonë opozitare patën një ditë masturbimi kolektiv, si adoleshentët që bëjnë dashuri me foton e një aktore filmash, shpallën fitoren se sollën kushedi me ca lekësh një konsulent që paska punuar me Trump.

Rama shtoi se konsulentët atë punë kanë ndërsa theksoi se është i lumtur që të huajt vizitojnë Shqipërinë. Ai gjithashtu ironizoi duke thënë se gjatë kohës që të tjerët prezantojnë konsulentët ai numëron turistët.

“Dje Trumpistët të vetëshpallur, Trumpistë të kënetës tonë opozitare patën një ditë masturbimi kolektiv, si adoleshentët që bëjnë dashuri me foton e një aktore filmash, shpallën fitoren se sollën kushedi me ca lekësh një konsulent që paska punuar me Trump. Konsulentët atë punë kanë dhe jam i lumtur të them të vërtetën për të huajt që e vizitojnë Shqipërinë se numëroj turistët kur dikush tjetër tregon konsulent. Konsulentët janë për mua konsulent. Luli kishte goxha konsulentët,” tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top