Rama: T’i hiqet licenca çdo zyre avokatie që ofron me pagesë shërbimet e “e-Albania”

Takimi i kryeministrit Edi Rama me deputetët e qarkut Tiranë, drejtorët e bashkisë së kryeqytetit dhe drejtuesit politikë të 12 qarqeve të vendit, ka vijuar me dyer të mbyllura.

Sipas raportimeve në këtë pjesë të takimit, Rama ka urdhëruar që t’i hiqet licenca çdo zyre avokatie dhe noterie që ofron me pagesë shërbimet e platformës “e-Albania”, duke theksuar se ky shërbim duhet të ofrohet falas nga bashkitë.

Po ashtu ai iu ka kërkuar drejtuesve politik të qarqeve që së bashku me dy deputetë të ngrenë grupe pune për të rifreskuar burimet njerëzore në të gjitha bashkitë e vendit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top