Rama takim me nënkryetarët e bashkisë së Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në bashkinë e Tiranës, ndërsa pritet të zhvillojë një takim me nënkryetarët. Takimi i tij në bashki vjen teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në qeli me urdhër të SPAK, i cili e akuzon për korrupsion, fshehje të pasurisë si dhe pastrimit të parave.

Bashkë me Veliajn është vënë në pranga dhe biznesmenin Elman Abule.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën. Biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje nga SPAK.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top