Kryeministri Rama mbledh në orën 08:30 në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve.
Takimi vjen pak ditë pas prezantimit të platformës ‘Besa’, një dokument që kryeministri e përshkroi si kthesa e mandatit të katërt.
Dokumenti strategjik që ai e paraqiti si një reflektim mbi bulevardin e flamingove, do të ketë si test të parë pikërisht projektin e Zvërnecit.
Brenda 90 ditësh synohet të zhvillohen dëgjesa, përfshirë dhe grupet që protestuan si dhe të bëhen publike dokumente apo të realizohet një vlerësim paraprak, për të marrë më pas një vendim për të ardhmen e projektit.
Gjatë mbledhjes së grupit dhe qeverisë të premten, Rama përmendi edhe një aneks që tregon sesi PS duhet ta mbështesë kthesën e mandatit. Ndërsa për ‘Besën’ u tha ta shfletonin e lexonin, njoftoi se dokumenti tjetër do të diskutohej në një takim më të ngushtë me drejtuesit politikë të qarqeve.