Rama sulmon opozitën: Kënetë që nuk i hyn në punë as dreqit

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale ka sulmuar me etiketime opozitën. Në përgjigjen dhënë një prej komentuesve i cili e kritikonte për daljet e shpeshta në media dhe rrjetet sociale, Rama iu përgjigj me ironi se një hap të tillë e ka ndërmarrë pas koalicionit të PD për zgjedhjet e 11 majit.

“Gjuzi është fryma, pamja dhe gjithë simbolika e Shqipërisë madhështore. Ne nuk na duhet kjo, ne na duhet Shqipëria në BE.

Opozita kënetë? Rama: Si ta quaj ndryshe, është shumë interesant sepse kur unë bëj një shfrytëzim metaforik të gjuhës shqipe ka njerëz që skandalizohen ndërkohë që kur të tjerët bëjnë një shfrytëzim barbar të gjuhës shqipe duke përdorur fjalët më ekstreme më brutale, kriminale, hajdutë, kjo është normale, jeni në vete apo jo. Kënetë e ca kënetë. Një lloj kënetë që nuk i duhet dreqit. Këneta në vetvete ka edhe ato të mirat e veta. Bufi i vërtetë i kënetës është ku e ku me këtë bufin tjetër që është buf me dy këmbë e dy duar, kjo është për të pasur të qartë një gjë, që alternativa ndaj nesh është këneta, po kthemi pas, ne Shqipërinë e kemi gjetur në kënetë. Kjo është e vërteta”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top