Duke folur për drejtësinë e re, kryeministri Edi Rama u shpreh se kreu i Prokurorisë së posaçme, Altin Dumani është “goditur” çdo ditë e ka të gjithë solidaritetin e tij, ndërsa shtoi se mazhoranca do të bëjë një kritikë konstruktive për gjërat që nuk qëndrojnë.
“Kreu i SPAK Altin Dumani përditë është i goditur familjarisht me libër shtëpije, siç dinë të bëjnë vetëm bufi i kënetës dhe kua kua kua-të, ka të gjithë solidaritetin tonë.
Unë kam shumë respekt për punën e SPAK dhe e kam mbështetur dhe do ta mbështes. Edhe puna e SPAK ka probleme që nuk shkojnë dhe për këtë arsye sot e kam ndarë, e konsideroj të mbyllur fazën e 5 vjetëve no koment. Duhet të ndërtojmë një pozicion konstruktiv, të bëjmë sa më shumë të jemi në gjendje një kritikë konstruktive për gjërat që nuk qëndrojnë, por duke mbështetur pa asnjë rezervë në vijimësi luftën për drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.”, u shpreh Rama.