Rama: Sot do bëhet një konfiskim pallati në qytetin e Vlorës

 

Ka nisur takimi i kryeministrit Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtorët e bashkisë. Gjatë flalës së tij kreu i qeverisë tha se sot do të bëhet një konfiskim i një pallati në Vlorë që është në shkelje.

Rama: Sot do bëhet një konfiskim pallati në qytetin e Vlorës që është në shkelje të ndërtimit, Ky proces synon të bashkojë dy gjëra, nuk kemi asnjë minutë për të humbur se kemi marrë përsipër të hymë në BE. Ta harrojë kushdo qoftë. Historia ndërto sot që të legalizosh nesër, nuk do ecë më. Çdo ngrehinë e ngritur në dëm të zonave të mbrojtura, do të rrafshohet.

Nuk do ketë asnjë tolerancë e asnjë dialog në këtë proces. Të gjithë skuadrat që morën 83 mandate të jenë në anën e shumicës dërrmuese të njerëzve të cilët pengohen çdo ditë nga ata që me guxim të tepërt dhe mbylljes së syve kanë pushtuar hapësirat publike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top