Rama: S’kemi industri, por i thamë PO Zelenskit për prodhimin e armëve!

Vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë ‘po’ propozimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelesnky për të bashkëprodhuar municione për të furnizuar Ukrainën, e cila ndodhet nën agresionin rus prej 2 vitesh. kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Oliver Varhelyin.

“Propozimi i Zelenskyt nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit që do të thotë investimi, prodhimi dhe bashkëpunimi. Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria. Ky është një proces, e dimë që duhet të investojmë më shumë në mbrojtje si çdo kush tjetër dhe gjitha që mund të bëjmë në këtë drejtim do ta bëjmë. Do ta bëjmë këtë me aleatët tanë dhe jo me të tjerët”, tha Rama në konferencën për shtyp me komisionierin Varhelyi pas samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Por më pas, Rama pranoi se Shqipëria, ashtu si edhe disa shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor ende nuk janë futur në këtë industri. Sipas Ramës do duhet të rigjallërohet infrastruktura e vjetër për prodhimin e municioneve.

“Sa i takon industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve, ne, Serbia, Bosnja, apo Kroacia nuk kemi një industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi së pari për veten tonë. Kemi punuar dhe po punojmë që të gjejmë marrëveshjen e duhur, partnerët e duhur, të ringjallim infrastrukturën tonë të vjetër”, u shpreh kryeministri.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top