Rama: Shqipëria ia kalon dhe Gjermanisë për digjitalizim

Kryeministri Rama sot deklaroi se Shqipëria ia kalon dhe Gjermanisë për digjitalizim.

Komentin Rama e bëri teksa fliste në një takim për programin europian “EU4Municipalities II”, për bashkitë.

Rama u shpreh se ekziston një diferencë e madhe mes shërbimeve dixhitale në administratën qendrore dhe atyre në bashki.

“Dua ta mbyll me komponentin që është më strategjik në qeverisjen e vendeve dhe ka peshë në qeverisjen qendrore, por që për arsye që për mua janë të kuptueshme, ose edhe të tjera që unë mbase nuk i kuptoj, në nivelin vendor është shumë i dobët dhe ky është dixhitalizimi. Kemi një diferencë të papranueshme, të pajustifikueshme mes peshës që ka digjitalizimi në nivelin qendror dhe në shërbimet publike qendrore dhe peshës që ka në nivelin vendor dhe në shërbimet vendore. Arsyet mbase i kuptoj, të tjera mbase nuk i kuptoj. Kemi folur me ministrin, do flasim edhe me përfaqësinë e BE, edhe me partnerët gjermane, edhe pse partnerët gjermane në dixhitalizim janë prapa nesh…po akoma punojnë me faks nëpër ministri në Gjermani. Përtej shakasë, do gjejmë mënyrën për të adresuar këtë problem të dixhitalizimit”, deklaroi kreu i qeverisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top