Rama: Shqetësim nxitimi për të deklaruar 24 masa sigurie, të mos bllokohet puna

Kryeministri Edi Rama komentoi masat e sigurisë të vendosura ndaj stafit të Universitetit të Bujqësorit. Rama u shpreh se 24 masa sigurie janë një numër marramendës.

Sipas tij s’ka asnjë lloj flagrance, asnjë lloj arsye për të krijuar një goditje ndaj një institucioni të arsimit të lartë. Ai theksoi se nësë ka pasur abuzime personat duhet të përgjigjen deri në fund.

“Të gjithë duhet ta kuptojnë që shqetësimi shumë i madh në këtë rast nuk lidhet me faktet apo me fajësinë apo pafajësinë e personave, por lidhet me nxitimin për të deklaruar 24 persona në masë sigurie për një universitet që është në kthesë historike dhe që e ka të ardhmen në partneritet strategjik në një prej universiteteve të vjetra të botës.

Ajo që më shkoi në mendje kur pas lajmin është se cfarë do të mendojnë partnerët austriak. Është një numër marramendës. S’ka asnjë lloj flagrance, asnjë lloj arsye për të krijuar një goditje ndaj një institucioni të arsimit të lartë. Nese ka pasur abuzime duhet te përgjigjen deri në fund. Kjo besoj është e mjaftueshme sa i përket konkretisht çfarë tha rektori. Gjithë shqetësimi është pë të dhënë një mesazh për prindërit, parteneret, studentet që ndërkohë që drejtësia do të bëjë punën e vet, nuk ka arsye për të bllokuar punën. Të marrësh 24 masa sigurie, të trondisësh një Universitet të tërë dhe të trondisësh një marrveshje me universitet e BOCU të Vienës. I jam lutur hajde në Shqipëri që në 2030 ta kemi universitet për gjithë rajonin. Si u shpjegohet austriakëve që një force speciale futet në universitet a thua se u fut në fshatin e Corleones. Kur pyeta rektorin me tha se bëhet fjalë nën 300 mln të vjetra.” tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top