Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy” ka bërë sërish thirrje bojkoti të zgjedhjeve për ata që nuk mbështesin PS. Rama ironizoi opozitën duke i thënë një komentuesi se “nuk është higjienike nga pikëpamja politike që të hidhesh në kënetë”.
“Edhe ty të bëj thirrje që të mos votosh, meqë e ke mendjen në kënetë dhe meqë nuk ke asnjë lloj tundimi se mbase voton për mua dhe për PS, mos voto fare. Mos u hidh në kënetë, sepse është diçka që nuk është higjienike nga pikëpamje politike. Këtë thirrje të bëj unë. Pastaj këto të tjerat ja lëmë kohës”, tha kreu i qeverise.