Rama sërish në Greqi, sot takim me diasporën shqiptare në Kretë

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një tjetër takim me shqiptarët në Greqi. Rama sot do të udhëtojë drejt Kretës për takimin që do të mbahet në orën 18:00 në ambientet e stadiumit “Klassidos”.

Ndërsa më 30 mars, ditën e dielë Rama do të jetë në në një takim me shqiptarët në Athinë. Ky do jetë takimi i tretë që kryeministri bën me diasporën shqiptare në shtetin fqinj.

Rama zhvilloi takimin e parë me shqiptarët në Athinë, duke çelur njëkohësisht edhe turin e tij të lajmëruar asokohe me diasporën në Evropë dhe më gjerë. Ndërkohë takimi i dytë në Greqi është zhvilluar me shqiptarët emigrantë në qytetin e Selanikut, takim i mbajtur disa muaj më parë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top