Rama: Serbia po bën eksperiment me të ashtuquajturën “Listë Studentore”

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dublin të Irlandës, me ftesë të Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), ku mbajti një fjalë përpara një audience ekspertësh të çështjeve europiane dhe të Ballkanit, si dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik. Aty Rama u pyet edhe për rrëzimin e Vuçiç nga pushteti.

“Nuk është sekret se KE ka pasur probleme me qeverinë e mëparshme në Serbi. Çështje të shtetit të së drejtës dhe kërkesa të tjera thelbësore, por nga ana tjetër është shumë herët për të thënë diçka me saktësi me atë që vjen më pas.

Serbia po kalon një eksperiment social me të ashtuquajturën “Listë Studentore”. Është diçka mjaft e re në shumë drejtime, por aq sa na takon ne shqiptarëve, duket se nuk ka ndonjë hapje sa i takon normalizimit me Kosovën, hapje për sanksionet me Rusinë apo ato që janë konsideruar si mbyllje me qeverinë e shkuar.

Është ende herët. Nëse nuk ka normalizim me Kosovën, fantazma e së shkuarës do të vazhdojë ta ndjekë Beogradin” – tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top