Rama: Rrugët që kemi ndërtuar janë me të gjitha parametrat

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës Sy m’sy u shpreh se ndërtimi i rrugëve në Shqipëri është bërë me parametra europiane. Ndërsa lidhur me progresin e Shqipërisë, Rama tha se Bashkimi Evropian vlerësimin e bazon mbi parametra dhe matje reale, dhe jo mbi raportime portalesh.

“Çdo rrugë që ne kemi ndërtuar, është ndërtuar me të gjitha parametrat. Edhe për një arsye tjetër plus, përveç përkushtimit që ne kemi, është se pjesa më e madhe e rrugëve kombëtare kanë përfshirjen e institucioneve evropiane dhe nuk të lënë dhe nuk të japin lekët nëse ti nuk respekton standardet.

Ata nuk shohin aleate e mia, ata shohin faktet, ata kanë instrumente shkencore të matjes së procesit dhe nuk merren me portale dhe prandaj sot thotë se jemi pararoja e Ballkanit”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top