Rama: Rrezikohet përplasje e armatosur në Veri të Kosovës/ Tre policët po mbahen peng

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat përsëriti edhe njëherë apelin për Serbinë që të lirojë pa kushte 3 policët e Kosovës.

Per here te pare Kryeministri Rama perdori termin pengmarrje per tre policet qe po mbahen ne burgjet e Serbise.

Gjithashtu, ai u shpreh se aktualisht po rrezikohet një përplasje mes grupeve serbe dhe forcave së sigurisë në Veri të Kosovës.

Sipas tij nuk mund të ketë normalitet në marrëdhëniet mes dy vendeve pa lirimin e tyre. Më tej Rama tha se i ka dërguar një letër të dytë presidentit të Francës Macron dhe kancelarit Gjerman Scholz për të nxitur zbatimin e planit franko-gjerman.

“Policët mbahen në burg në Serbi, nuk ka përparim në dialog pa kthimin e tyre në shtëpi. Nuk mund të ketë normalitet as në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Serbisë për sa kohë Serbia nuk i hep fund heqjes së lirisë së tre policëve, kur ata nuk kanë kryer asnjë krim. Dhe nëse e kanë kaluar kufirin sikur ta marrin të mirqenë njerëzit arrestohen , pyeten dhe kthehen pas. Mbajtja e tyre në burg e pajustifikueshme dhe e papranueshme. përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore për mbajtjen pa asnjë të drejtë të 3 policëve të një shteti tjetër duke ngritur zërin, por arrestimin e një personi tjetër, nuk i përgjigjen në mënyrë simetrike shkeljeve të të drejtave të bashkëkombase të një shteti tjetër. Duhet bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, EULEX, KFOR dhe aty ku është origjina e kësaj problematike”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top