Rama rikthehet sot në Parlament, fjalim për “rezolutën anti-korrupsion”

Vështirë të mbahet mend seanca e fundit kur Edi Rama ka qenë në Parlament. Me shumë mundësi është ajo kur ai bashkë të vetët votuan për heqjen e imunitetit të Sali Berishës pas kërkesës së SPAK. Kryeministri rikthehet pas kaq shumë muajsh në seancën e sotme, ku do të mbajë një fjalë të gjatë për rezolutën që socialistët duan të miratojnë.

Rezoluta mban emrin “REZOLUTË PËR THELLIMIN E REFORMAVE PËR MIRËQEVERISJEN, SUNDIMIN E LIGJIT DHE ANTIKORRUPSIONIN PËR SHQIPËRINË 2030 NË BASHKIMIN EVROPIAN”, të cilën Rama e prezantoi në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së disa javë më parë.

Në seancën e sotme e cila nis në orën 13:00 janë parashikuar rreth 8 orë diskutime. Mësohet se ka një përzgjedhje të deputetëve të PS-së të cilët do të mbajnë fjalë për këtë rezolutë. Opozita abstenoi në Konferencën e Kryetarëve dhe me siguri nuk do ta japë as votën në seancën e sotme, por ka lënë të hapur mundësinë që të bëhet pjesë e komisionit të posaçëm që do të ngrihet pas kësaj rezolute e që me shumë mundësi do drejtohet prej Fatmir Xhafës. T’i besosh Edi Ramës luftën kundër korrupsionit pas 12 vitesh qeverisje me skandale e afera ulëritëse, është njësoj si t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top