Rama reagon pas fitores në Rrogozhinë: Avantazh spektakolar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së zgjedhjeve të ripërsëritura në Bashkinë e Rrogozhinës, duke thënë se skuadra e PS-së u angazhua më mirë pas 14 majit.

Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook ai shkruan se diferenca 1752 vota është një avantazh spektakolare.

Statusi i Ramës:
RROGOZHINA VETËM PËRPARA ➡️ me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste🌹

Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash😍

Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxori mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top