Rama reagon pas djegies së jastëkëve: PD është mëma e dhunës, bashkë me Antifan morën autorësinë e terrorit urban

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra ndaj Partisë Demokratike, duke e akuzuar atë për nxitjen dhe organizimin e dhunës gjatë protestave të fundit në Tiranë.

Në një reagim publik, Rama e cilëson PD-në si “mëma e dhunës”, duke pretenduar se pas episodeve të shkatërrimit dhe përplasjeve në kryeqytet qëndrojnë persona të maskuar, të cilët, sipas tij, janë paraqitur si studentë, si dhe grupe të tjera dhunuesish.

“Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse ‘studentëve’ bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban…”, shkruan Rama.

Përmes këtij reagimi, kreu i qeverisë e lidh drejtpërdrejt Partinë Demokratike me aktet e dhunës dhe dëmtimet e shkaktuara gjatë protestave, duke e akuzuar opozitën se kërkon të marrë edhe përgjegjësinë politike për atë që ai e përshkruan si “terror urban”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top