Rama: Qytetarët do të nisin jetesën në pallatet e reja nëse pajisen me hipotekë

Nuk do të ketë më hyrje të banorëve në pallatet e reja, në rast se nuk ka ende pajisje me certifikatë përdorimi dhe hipotekë.

Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp nga Kryeministria, ku po njofton masat që do të merren për të ndaluar ndërhyrjet e paligjshme në territor.

“Forcimi i mekanizmave të kontrollit duke përcaktuar 4 faza të detyrueshme të kontrollit nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe detyrimi për dhënien e certifikatës vetëm pas kontrollit nga këto institucioneve.

Kemi shtuar detyrimin që uji dhe dritat lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit.

Arsyeja pse njerëzit mbeten pa hipotekë është se ndërtuesit nuk respektojnë parametrat e lejeve të ndërtimit dhe mbikëqyrja nga bashkitë është e dobët. Kjo kthen drejtëpërdrejtë në viktimë atë që është në fakt jo vetëm i pafajshëm por edhe i zoti i investimit, qytetari që ka paguar për të pasur një shtëpi.

Nuk do të lejohet më që në godinat pallatet pa certifikatë përdorimi të lidhen uji dhe dritat, të futen njerëzit nëpër apartamente pa përfunduar siç duhet objekti dhe pa u pajisur njerëzit me hipotekë”, tha ai.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top